Olympic Art, pesë medalje në Bavaria Open 2015

lubi kosovar i taekwondos arriti një sukses të madh në Gjermani.

Garuesit kosovarë të taekwondos po vazhdojnë me suksese në garat që po zhvillohen jashtë vendit.

Klubi Olympic Art nga Prishtina ka arritur të fitojë pesë medalje në turneu ndërkombëtar i taekwondos Bavaria Open 2015.

Ky turne u zhvillua më 27/28 qershor në Nurnberg të Gjermanisë, teksa Olympic Art u përfaqësua nga 11 garues të cilët fituan dy medalje të arta dhe tre të bronzta si vijon:

Medaljet:

1.Elda Zeqiri -57 kg e artë

2.Zani Bislimi +57 kg i artë

3.Jon Grajqevci -27 kg bronztë

4.Visar Uka -80 kg bronztë

5.Flamur Visoka -68 kg bronztë

Garuesit:

Elion Agushi -29 kg

Klos Vokshi -27 kg

Jon Lumi -35 kg

Eron Brahimi -43 kg

Arnis Agushi -41 kg

Kron Grajqevci -37 kg

“Ishte një konkurrencë shumë e fortë dhe në nivel. Pjesëmarrës ishin 400 garues nga shtete të ndryshme ku në mesin e tyre garuesit e klubit arritën t’i fitojnë 5 medalje. Mikpritja ishte shumë e mirë nga organizatorët dhe nga shqiptarët të cilët jetojnë në Gjermani i falënderojmë për përkrahje”, u shpreh trajneri Arsim Agushi.