Olympiacos-Dinamo, arrestohen 41 tifozë serbë

Ndeshja e mbrëmshme në kuadër të Ligës së Kampionëve ndërmjet Olympiacosit dhe Dinamos së Zagrebit, ishte vërtetë e rrezikshmërisë së lartë.

Kjo pasi që edhe tifo-grupi ultras serb, Delije, ka udhëtuar drejt Athinës për t’i ndihmuar miqtë e tyre grek kundër kroatëve, të cilët i urrejnë shumë.

41 tifozë serb janë arrestuar me armë të ftohta (siç shihet edhe në foto), ndërsa dy natë para ndeshjes, grekët dhe serbët sulmuan katër persona në një taxi duke menduar që ata ishin tifozë kroat të grupit BBB, mirëpo viktimat më vonë dolën të jenë persona nga Mali i Zi. /Olle

olympiakos-dinamo_zagreb_2 olympiakos-dinamo_zagreb_3