Olle vakitë e xhiros së 23-të

Edhe xhiroja e 23-të vjen me shumë vaki interesante dhe më e veçanta e kësaj fundjave është se pikërisht tifozët janë bërë protagonist në disa ndeshje.

Për ta mposhtur Vëllaznimin, Prishtinën e motivuan edhe ish-boksieri i famshëm Luan Krasniqi dhe dy aktorët e ‘Stupcave’, Vedat Bajrami e Osman Azemi. Por, takimi përfundoi 0:0. As ata s’bën punë.

17.Pri-Vla-0-0-19prill2015

Besa-Istogu u pa edhe në këtë mënyrë:

11118739_873510789376457_546740243_n

E këtë sakrificë për ta parë ndeshjen Besa-Istogu nuk e bëri edhe ky vogëlush, që zgjodhi gjumin dhe ëndrrat para sfidës që po luhej në “Shahin Haxhiislami”.

11178582_10206493037624223_680030787_n

Tifozët pejan i gjuajtën ‘Gjimat’ e Istogut me koktej molotovi. Numri i viktimave fatmirësisht ishte zero, ndërsa pas ndeshjes ‘Shqiponjat’ janë distancuar nga incidenti.

11173439_10205713037362318_934560882_n

Nëngrupi pejan ‘Western Boys’ e kanë goditur keq grupin ‘Shqiponjat’ me një transparent në ndeshjen Besa-Istogu. “Ku ka para, ka sorra”, shkruhej aty, me një klithmë që tingëllon si sorrë në fund.

11178559_10206139311018798_1524319836_n

Granit Kolshi e pësoi golin e parë në stinorin pranveror. Atij i shënoi pikërisht sulmuesi i Drenicës që është në dyluftim me të, Dren Gashi (numri 23).

961520_10153320788690712_1988061443_n

‘Plisat’ e Prishtinës vazhduan me thirrjet “Kush s’ka zemër, ikni prej Prishtinës”. Pas barazimit ndaj Vëllaznimit, i pari që iki ishte trajneri Bylbyl Sokoli.

14.Pri-Vla-0-0-19prill2015

Pas humbjes ndaj Feronikelit, Tahir Lushtaku i fajësoi disa futbollistë me emra për disfatën. Ata ishin Cakaj, Syla, Ibrahimi e Sejdiu.

11008442_836966143005732_5635634239502725593_n

Tifozët e Drenicës, ‘Shqiponjat e Zeza’, e ndërprenë ndeshjen Feronikeli-Drenica për disa çaste, pasi u desh të kalojnë afër fushës për t’u rehatuar në tribunën e tyre.

11158179_10153320788540712_328044225_n

‘Intelektualët’ e Dritës krijuan probleme në Obiliq pas disfatës nga Hajvalia. Ata u kapën me Policinë e Kosovës.

10456828_603879753075774_333916350361628232_n