‘Olle’ formacioni i xhiros së 24-të

Formacioni më i mirë i xhiros së 24-të të Raiffeisen Superligës vjen me skemën 4-2-3-1, pasi që është shumë e vështirë të gjesh sulmues që spikatën në sfidat e fundjavës.

Portieri – Visar Bekaj i Prishtinës. Ai ishte startues edhe në ndeshjen e parë të Ramiz Krasniqit, duke u bërë protagonist në ‘paprekjen’ e rrjetës prishtinase në fitoren 1:0 ndaj Istogut.

Mbrojtja – Kësaj radhe nuk e kemi ndonjë shënues, por që të katërtit kanë bërë punë të madhe duke i ndalur sulmuesit kundërshtar. Në krah janë Agron Istrefi i Ferizajt dhe Fisnik Papuçi i Besës, ndërsa në qendër Viktor Kuka i Prishtinës dhe i riu Landrit Rama i Vëllaznimit

Mesfusha – Një konkurrencë e vërtetë në mesfushë, që vjen me pesë futbollistë. Në qendër vendosen dy golashënuesit që ishin vendimtar në fitoret e skuadrave të tyre, Driton Krasniqi i Prishtinës dhe Dugagjin Gashi i Besës. Në krah Mensur Duraku po ashtu i pejanëve dhe talenti gjakovar i Vëllaznimit, Lorik Rudi. Mesfushori ofensiv është Milot Rashica i Kosovës (V), që shënoi nga korneri dhe asistoi në takimin ndaj Drenicës.

Sulmi – Daut Maxhuni i vushtrriasve. Ai realizoi golin e dytë ndaj Drenicës, duke u bërë sulmuesi i vetëm që shënoi gol këtë javë në Superligë.

Trajneri – Ramiz Krasniqi dhe Arbnor Morina. Që të dy shënuan fitore të mëdha të fundjavë, mirëpo nëse duhet ta zgjedhim gjithsesi njërin prej tyre, ai është Krasniqi. Atij i mjaftuan katër ditë për ta rikthyer shpirtin e skuadrës dhe fitoi në “Demush Mavraj” ndaj Istogut, atje ku është shumë e vështirë të marrësh gjahun e plotë.

cats