‘Olle’ formacioni i xhiros së 23-të

Formacioni i xhiros së 23-të vjen me një skemë ofensive, 4-3-3, me protagonistët e 11-shes ‘Olle’ që vijnë nga gjashtë skuadra të ndryshme të Superligës

Porta – Në mes të shtyllave në formacionin ‘Olle’ këtë javë vendoset Altik Muhaxhiri i Vëllaznimit. Ai ishte mbret i zonës gjakovare në ndeshjen ndaj Prishtinës, duke i dhënë ekipit kuqezi besim dhe guxim në aspektin defensiv. Për më shumë, Muhaxhiri nuk e pësoi asnjë gol.

Mbrojtja – Vjen me katër, tre prej të cilëve janë golashënues. Në krah vendosen Veton Shabani e Liridon Leci, që shënuan gola për Kosovën e Vushtrrisë dhe Hajvalisë. Në mes Fidan Gërbeshi i Feronikelit që i shënoi Drenicës dhe Robert Gjeraj, që ishte shumë i mirë ndaj Prishtinës.

Mesfusha – Qemail Elshani dhe Mërgim Pefqeli janë në krahët e mesfushës, falë paraqitjeve fantastike për Feronikelin dhe Hajvalinë, ku shënuan edhe gola. Në mes rehatohet pejani me përvojë, Mensur Duraku.

Sulmi – Në qendër është golashënuesi i dyfishtë i Trepçës ’89 ndaj Ferizajt, Blerand Kurtishaj, ndërsa në krah Kreshnik Lushtaku që bëri dy asistime dhe shënoi një gol, si dhe Mendurim Ollurit i Feronikelit, që përpos golit ndaj Drenicës, luajti shumë mirë.

Trajneri – Genc Hoxha i Vëllaznimit. Pas dy fitoreve radhazi, trajneri gjakovar ndali edhe Prishtinën në kryeqytet, me një formacion ku pjesa dërmuese e lojtarëve kuqezi ishin shumë të rinj në moshë.

3333333333333