‘Olle’ formacioni i javës së 10-të

Java e 10-të sjelli dy fitore të mysafirëve, dy të vendasve dhe dy barazime. Gazetaolle.com ka zgjedhur formacionin më të mirë të javës së 10-të me lojtarët që spikatën në këtë xhiro.

Në portë është njëri prej portierëve më në formë këtë vit, Faton Maloku. Ai e mbajti portën e paprekur në ‘Riza Lushta’ duke ia shkaktuar humbjen e parë 89-shit.

Mbrojtja vjen me tre lojtarë. Robert Gjeraj së bashku me portierin Armend Ruxhi ishin ndër më meritorët për pikën e marr në Gjilan kundër Lirisë. Pastaj vjen Alban Dragusha i Hajvalisë, i cili ishte si zakonisht stabile duke i ndalur me shumë lehtësi sulmet e Llapit. Në mbrojtje ka vend edhe për Ylber Kastratin e Gjilanit i cili e la pa gol 89-shin.

Mesfusha vjen me pesë lojtarë dhe në të gjenden shënues të golave. Nga e djathta vjen Semir Zeneli i cili shënoi kundër Llapit golin e fitores. Atu ka vend edhe për Mentor Zhdrellën me dy asistimet e tij. Durim Qorri ishte fenomenal dhe shënoi gol kundër Vushtrrisë, ndërsa nga Nilkli gjendet edhe Qemajl Elshani. Në formacion sefte ia bënë edhe mesfushori i Drenicës, Drilon Osmani që shënoi super gol nga gjuajtja e lirë.

Sulmi vjen me një dyshe të fortë që ua solli nga tri pikë skuadrave të tyre. Kastriot Rexha i Besës dhe Isa Eminhaziri i Gjilani shkëlqyen për skuadrat e tyre.

 Trajneri i javës shkon për Sedat Pajazitin që i shkaktoi humbjen e parë Trepçës ’89. Ai fiton në nj konkurrencë të ngushtë me Gani Sejdiun që po ashtu fitoi si mysafirë. /OLLE/

formacioni 9-te