“Olle” formacioni i javës në Superligë

Formacioni i javës vjen me skemën 4-3-3, trajner i së cilës është Fadil Rama. Më poshtë e keni 11-shen më të mirë të xhiros së 22-të në Raiffeisen Superligë, të përzgjedhur nga redaksia e “GazetaOlle.com”. 

Portier – Afrim Ademi. Rezistoi për mrekulli në “Shahin Haxhiislami” duke e mbajtur rrjetën të paprekur, në sfidën ku Llapi doli i pamposhtur nga një stadium ku vështirë rrëmbehet pikë, si ai i Besës.

Mbrojtja – Në të djathtë vjen Përparim Osmani i Besës ndërsa në të majtë Liridon Leci i Hajvalisë. Dyshja e mbrojtjes është drenicase, me Ardian Limanin e Feronikelit dhe Sami Gecin e Drenicës.

Mesfusha – E hapur dhe me tre, ku në krah luajnë Genc Hamiti i Hajvalisë dhe Betim Haxhimusa i Gjilanit, me kreator Lorik Boshnjakun e Prishtinës.

Sulmi – Mevlan Zeka-Mark Milicaj ishin të pandalshëm në Mitrovicë ndaj Trepçës ’89, ndërsa në mes vjen Granit Arifaj, I cili përsëri ishte vendimtar për Drenicën.

Trajner – Fadil Rama. Fitoi sfidën e barazhit në Gjilan kundër Dritës. Fitorja e dytë në dy ndeshjet e para me Drenicën që prej rikthimit si trajner.

– — – – – – – Ademi – – – – – – –
Osmani-Limani-Geci-Leci
Hamiti-Boshnjaku-Haxhimusa
– – – -Milicaj-Arifaj-Zeka – – – -