“Olle” formacioni i javës në Superligë

Skema e formacionit të xhiros së 13-të sipas redaksisë së Gazetës Olle është 4-3-3, me trajner Tahir Batatinën.

Portier – Faton Maloku. Gardiani gjilanas shpëtoi ekipin e tij nga debakli në Drenas. Bëri pritje të jashtëzakonshme dhe u mposht vetëm një herë nga Feronikeli.

Mbrojtja – E vështirë t’i zgjedhësh katër mbrojtës, sepse pesë gola të shënuara në gjashtë ndeshje janë meritë e formës së lartë të mbrojtjeve. Ismet Caka i Drenicës, Alban Dragusha i Dritës, Dardan Jashari i Llapit dhe Mërgim Neziri.

Mesfusha – Përbëhet nga tre lojtarë. Përparim Livoreka dhe Festim Krasniqi vendosen në krah, ndërsa Behar Maliqi në mes.

Sulmi – Ishte fundjava e rikthimit të sulmuesve me peshë. Gola vendimtarë në fitoren e skuadrave të tyre shënuan Labinot Osmani, Fatih Karahoda dhe Berat Hyseni.

Trajner – Tahir Batatina. Menaxhoi shumë mirë tensionet mediatike para ndeshjes, fitoi në fushë me lojë e rezultat dhe mori tri pikë nga një terren i vështirë, siç është ai i Trepçës.

GAZZZZ