Olle formacioni i javës 20 në Superligë

Bazuar në paraqitjet e tyre, Gazeta Olle zgjedh 11-shen e javës 20 në Raiffeisen Superligë, në të cilën dominojnë lojtarët e Feronikelit, të cilët shënuan fitoren më të lartë. Ata mundën 4:0 Ferizajn.

 

Portier – Mes shumë dilemave për Visar Bekajn e Prishtinës, dhe Ferid Ymerin e Trepçës, ky i fundit edhe pse pranoi një gol në humbjen nga Kosova e Vushtrrisë, ishte më i merituari që Trepça nuk pësoi ndonjë poker golash.

 

Mbrojtës i djathtë – Lulëzim Doshlaku lojën e mirë të tij në krahun e djathtë e kurorëzoi me një gol të bukur në minutat shtesë. Mbrojtësi i Feronikelit shënoi ndaj Ferizajt.

ferrr

Mbrojtës – Jo vetëm që nuk po pësojnë gol, por edhe po shënojnë. Kjo është mbrojtja e Feronikelit, e ai që hapi serinë e golave për këtë skuadër ishte Lapidar Lladrovci.

 

Mbrojtës i majtë – Edhe pse Drita u mposht 1:0 nga Besa, mbrojtësi i majtë i saj, Alban Tusuni shfaqi lojë të mirë defensive. Ai ishte i pakalueshëm në krahun e tij.

 

Mesfushor mbrojtës – Faruk Statovci rikthehet nga lëndimi dhe vendos ndeshjen me Trepçën. Mesfushori veteran i Kosovës së Vushtrrisë realizoi golin e vetëm.

 

Mesfushor - Diar Mustafa luajti titullar për 89-shin dhe ishte ndër më të merituarit për fitoren 2:0 ndaj Vëllaznimit. Ai asistoi në golin e parë.

 

Mesfushor i djathtë - Besnik Krasniqi quhet heroi i Istogut në fitoren 2:1 ndaj Hajvalisë. Ai realizoi të dy golat, që e quan skuadrën e Nazmi Ramës drejt një fitore të madhe.

besniku

 

Mesfushor sulmues - Mentor Zhdrella vazhdon të shfaq formë të mirë. Në ndeshjen e fituar 3:0 me Drenicën, atij i mungoi vetëm goli. Në golin e dytë qëllo shtyllën, për të shënuar Labinot Osmani. Me të Prishtina po vazhdon suksesshëm rezultatet e saja.

 

Mesfushor i majtë - Feronikeli duke se ia ka qëlluar edhe në transferet e bëra në dimër. Njëri nga ta, Mendorim Olluri, po tregon formë të lartë. Ndaj Ferizajt, ai shënoi dy gola.

 

Sulmues - Edhe pse po humb raste, ai vazhdon t’i sjell pikë Besës. Kastriot Rexha gjendet nga skuadra pejane në 11-shen e javës. Ai realizoi golin e vetëm ndaj Dritës.

 

Sulmues - Labinot Osmani çoi në katër numrin e golave me Prishtinën. Edhe këtë herë shënoi dy golash në fitoren 3:0 ndaj Drenicës.

labiii

Trajner - Nazmi Rama është padiskutim trajneri i javës. Ai mundi kandidatin për titull, Hajvalinë. Istogu i tij fitoi 2:1, edhe pse ishte duke humbur 1:0.

 

Formacioni

 

Ymeri (Trepça)

 

Doshlaku (Feronikeli) – Lladrovci (Feronikeli) – Tusuni (Drita)

 

Statovci (Kosova V) – D.Mustafa (Trepça ’89)

 

Krasniqi (Istogu) – Zhdrella (Prishtina) – Olluri (Feronikeli)

 

Rexha (Besa) – Osmani (Prishtina)

 

Trajner: Nazmi Rama (Istogu)