Oferta për të drejtuar Kombëtaren shqiptare, më në fund flet vetë SuperPipo

Filipo Inzaghi ka qenë për disa javë ëndrra e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Numri 1 i FSHF-së shpresonte që “SuperPipo” të merrte drejtimin e kuqezinjve pas largimit të De Biazit.

Por pas një periudhë te gjatë heshtjeje, duket se kreu i futbollit shqiptar u kthye “me këmbë në tokë”, pasi me sa duket Inzaghi nuk e ka marrë në konsideratë asnjëherë seriozisht këtë ofertë që i vinte nga vendi ynë.

izaghi

Në një intervistë për mediat italiane, sot Inzaghi ka folur për pritshmërinë e sezonit të ri me skuadrën e Venecias të cilën do ta drejtojë në Serinë B. Ai është ndalur edhe te oferta e Shqipërisë, duke lënë të kuptohet se nuk është tunduar nga ajo që i kishte vënë përpara në tavolinë Duka.

inzaghi

“Një vit më parë kam firmosur një kontratë dyvjeçare me Venecian. Unë i kam respektuar gjithmonë kontratat dhe dua që të përfundoj gjithmonë objektivat që i kam caktuar vetes”, tha ai.

Me pak fjalë, “SuperPipo” e kishte ndarë mendjen që do të vazhdonte këtë sezon te Venecia, pavarësisht sinjaleve të dashurisë nga Shqipëria, një ide e cila për palën shqiptare do të mbetet thjesht “ëndrra e një nate vere”.

inzaghii