Ofendimi racist ndaj futbollistit të Dritës, reagon Ismet Munishi

Trajneri Ismet Munishi vazhdon me deklarata kontroverse. Gjatë analizës së ndeshjes në mes Vëllaznimi dhe Dritës, Munishi e ka quajtur “zezak” sulmuesin e ri të Dritës, Nwabueze.

Pas ndërhyrjes së Bylbyl Sokolit, Munishi i ka tërhequr fjalët e thëna dhe ka kërkuar falje.

Pas emisionit ka ardhur edhe reagimi zyrtar i tij. “Sonte në Duelin Sportiv në RTV Dukagjini kam bërë një gabim rreth një fjale të përdorur i cili ishte gabim gramatikor dhe për të cilin iu kërkoi falje atyre që janë prekur e më së shumti futbollistit në fjalë. Jemi këtu për sport dhe jo për deklarata që ta lëndojmë dikë. Andaj kërkoj mirëkuptim sepse rrallë herë ndodh që ta lëndoj dikë qëllimisht e as sot nuk ishte qëllimi i tillë. Respekt”, shkruan Munishi në “Facebook”, transmeton Gazeta Olle.