Odom me probleme serioze në tru

Ish-basketbollisti i top klubeve të NBA, si L.A. Clippers, Miami Heat, L.A. Lakers, Dallas Mavericks, N.Y. Knicks, pas një gjendje të rëndë shëndetësore që e kishte çuar deri prag vdekjes, ka filluar të këndellet.

Ai që nga viti 2014 nuk luan më basketboll dhe jeta e tij kishte kaluar në showbizz, pasi ishte lidhur me një nga vajzat e familjes Kardashian, Khole. Kyçja në showbizz ishte e furishme me ndeja dhe fillimin e një jete tjetër, ndryshe nga ajo e një sportisti. Lidhja e tij me Khole shkoi deri në procedurat e divorcit, që po vazhdojnë.

Odom kishte pasur një krizë shëndetësore, e cila pati rrjedhur nga përdorimi i pakontrolluar i substancave narkotike për një periudhë të konsiderueshme. Në një përpjekje disa javore të doktorëve Odom i kishte shpëtuar jetës, kurse tash është në rehabilitim.

Sipas TMZ, thuhet se ai ka filluar të bëj hapat e parë pa ndihmën e askujt, por problemi kryesor tek ai është kujtesa. Truri i tij po funksionon shumë ngadalë.

Sipas po të njëjtës media thuhet se ai është në gjendje të njeh personelin e spitalit por jo edhe të gjithë familjarët, herë pas here.