Odise Roshi e nis interesant vitin 2018, me gol dhe karton të kuq

Mesfushori i Kombëtares, Odise Roshi e ka nisur si protagonist vitin 2018 me skuadrën e Akhmat Groznit, duke dhënë sinjale të qarta se po gëzon një formë mjaft të mirë.

26-vjeçari nga Fieri gjeti rrugën e rrjetës në miqësoren e sotme ndaj hungarezëve të Honved.

Në minutën e 37-t “raketa” merr një harkim nga e majta dhe me një lëvizje të zgjuar brenda zonës, ka shmangur kundërshtarët dhe ka përshëndetur rrjetën.

Kur gjërat ishin duke shkuar më së miri, mesfushori shqiptar u ndëshkua me karton të kuq pas një zënke në mesin e fushës. /Panorama Sport