Objektivi i Portos

Mesfushori i Portos, Hector Herrera thotë se skuadra e tij e kanë synim finalen e Ligës së Kampionëve pasi tashmë kanë siguruar një vend në tetë më të mirët e Evropës pas një fitoreje të thellë kundër Baselit (4:0).

Dragojt e Porto  nuk kanë arritur në çerekfinale që prej sezonit 2008-09, kur u eliminuan nga Manchester United.

Mesfushori mekisikan, Herrera i cili shënoi golin e dytë të skuadrës së tij ndjehet I entuziazmuar për suksesin e skuadrës.

“Ne kemi arritur një qëllim të bukur dhe është shumë e rëndësishme për lojtarët dhe për klubi që jemi në mesin e tetë ekipeve më të mira në Evropë”, i tha ia mediave.

“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë në këtë mënyrë për të qëndruar në garë. Ne nuk jemi duke menduar vetëm për çerekfinale, ne në mendje kemi finalen. Në Ligën e Kampionëve, çdo ekip mund të befasoj një tjetër”.