Nxehet ndeshja Prishtina – Feniksi, prishtinasit duan finalen

Prishtina ka arritur ta mposht Feniksin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale me rezultat 4:3.

Ndeshja e tretë do ta nxjerrë edhe finalistin, i cili do t’i bashkohet Liburnit.

Durim Qorri thotë se kjo ndeshje është vendimtare dhe se ka besim në skuadrën e tij.

“Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të fortë ku edhe fituam. Kjo skuadër ka besim të madhe në vete dhe besoj që edhe në ndeshjen kthyese do t’ia dalim”.

“Zhvilluam një ndeshje shumë emocionuese ku lojtarët dhanë gjithçka nga vetja dhe me këtë angazhim gjithçka është e mundur”, ka thënë Qorri i cili ishte një nga shënuesit në ndeshjen e parë.

Ndeshja e tretë zhvillohet të hënë në Drenas. /olle/

loading...