‘Nxehet’ Islami: Do të shfryhemi në Dritën

Hajvalia e ka nisur me humbje pranverën duke pësuar humbje nga Drenica në udhëtim me shifrat 1:0. Skuadra e Ismet Munishit, e cila në këtë edicion e pretendon titullin e kampionit, në xhiron e ardhshme do të takohet me Dritën në stadiumin e qytetit në Prishtinë. Mbrojtësi i hajvaliasve, Përparim Islami, i cili ndaj Drenicës luajti 90-minuta, beson te skuadra e tij.

“Dua që t’iu premtojë gjithëve se do të shfryhemi ndaj Dritës. As që e diskutojmë fitoren në këtë takim. Hajvalia do ta ndjek titullin, dhe nuk ka kush që na ndal në këtë rrugë”, ka thënë Përparim Islami për Gazetën ‘Olle’.

Hajvalia aktualisht ndodhet e treta me 26 pikë, pesë më pak se lideri Feronikeli (28).