Nuriman Ismaili provohet te Istogu

Ish-futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Nuriman Ismaili, është duke u provuar te skuadra e Istogut.

Lajmin e konfirmoi faqja zyrtare e ‘troftave’ në Facebook, që shkruan se nëse Ismaili përshtatet në skuadër brenda tri-katër ditëve, ai do të ndalet menëjherë për të nënshkruar kontratë me klubin.

 

Ismaili është mesfushor dhe një ardhje e tillë vetëm sa do ta forconte mesin e Istogut, i cili është përforcuar bujshëm me Dukagjin Gashin. /Olle