Nuk udhëtojnë në Norvegji

Rona Kokaj e Euron Kapuçi në nëntor të vitit të shkuar morën lajmin se do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj.

Lajmi u dha edhe për opinionin nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dhe Federata Skitare e Kosovës.

Kokajt dhe Kapuçit iu tha se pjesëmarrja e tyre në garën që do të zhvillohet nga 12 deri më 21 shkurt të këtij viti në Lillehammer të Norvegjisë është punë e kryer dhe se u mbetet vetëm të përgatiten.

Dhe, përgatitjet nisën, u bën edhe rezervimet e biletave për Norvegji. Skitarët e rinj shpesh e panë veten në gazeta e televizione duke dhënë intervista për garën që i priste. Departamenti i Sportit i ndihmoi të blinin rekuizitat më moderne për të mos u koritur.

Loading...