Nuk pranoi rinovimin e kontratës: Partizani po i hakmerret futbollistit kosovar

Esat Mala vazhdon të degdiset në cepat e fushës. Mesfushori i talentuar, që pas vendimit të klubit për ta pezulluar nga stërvitja e ekipit të parë, edhe dje është fotografuar nga “Panorama Sport” i veçuar nga skuadra.

Këtë herë ai u stërvit me mbrojtësin Besnik Ferati dhe sulmuesin Kaleb Ekuban, të cilët kanë probleme fizike dhe nuk ishin pjesë e grupit në seancën e djeshme. Vetëm disa ushtrime në pjesën ku goditen kornet, pasime të shkurta dhe vrap rreth fushës.

mala 1 logo

Kjo është situata e Malës, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së tij. Mesfushori nuk pranoi ta rinovonte kontratën, e cila i përfundon në verën e vitit 2020 dhe klubi mori një vendim për ta lënë jashtë skuadrës deri në një afat të pacaktuar.

Vetë Mala ka qenë i shqetësuar më shumë nga mediat që të mos vëzhgohej, duke qëndruar në cep të fushës dhe mos pranuar të bëjë ndonjë koment lidhur me çështjen.

mala 3 olsi rama (logo)

Dje, teksa ai qëndronte bashkë me Ekuban dhe Feratin, pak metra më tutje tij ishte edhe drejtori i Partizanit, Olsi Rama.

Ky i fundit qëndroi në shkallët e tribunës modeste, duke ndjekur me vëmendje skuadrën për afro dy orë. Ai kërkoi të dijë si është gjendja psikologjike e lojtarëve, nisur nga fakti se vijnë pas tërmetit që tronditi vendin.

Image result for esat mala partizan]