Nuk po ftohet nga Challandes: Avdijaj po shijon pushimet

Kosova ka shenuar fitore me rezultat 3 me 2 ndaj Bullgarisë, dje në Sofje.

Por pjesë e futbollistëve të Kosovës nuk ishte edhe Donis Avdijaj, shkruan GazetaOlle.com.

Ky i fundit ka kohë që nuk ftohet nga Bernard Challandes pasi që momentalisht është futbollist i lirë dhe pa klub.

Në fakt Avdijaj kishte thyer rregulloren e klubit Willem II, ku këta të fundit e kishin përjashtuar nga skuadra.

Avdijaj sot ka postuar një foto nga pushimet e tij, ndërsa shumë shpejt, djaloshi problemaktik pritet të bëhet me skuadër./GazetaOlle