Nuk njoftuan në Facebook, por Plisat janë në Elbasan (FOTO)

Tifogrupi prishtinas Plisat kanë vazhduar traditën për të përcjell Kombëtaren Shqiptare edhe për ndeshjen ndaj Islandës.

Edhepse nuk pati njoftim në rrjetet sociale, kreu i Plisave, Albert Kastrati, ka konfirmuar për Olle se kanë udhëtuar për në Shqipëri për ta parë ndeshjen në Elbasan.

Poashtu, në adresë të gazetës kanë ardhur fotografi nga tifozët prishtinas në qytetin shqiptar.

Shqipëria sonte luan ndaj Islandës duke filluar nga ora 20:45. Plisat janë një nga tifozërit e pakta që ka përcjellë vazhdimisht ndeshjet e kombëtares nga vendi i ngjarjes.

Plisat në Elbasan