Nuk kam lidhje me politikë: Gjyqtari që ofendoj Albin Kuritin, pak muaj më parë bëri fushat për PDK-në

Gjyqtari kosovar, Qëndrim Vata gjatë ditës së sotme është pezulluar nga Komisoni i Gjyqtarëve në kuadër të FFK-së.

E gjitha kjo, pas një postimi gjatë mbrëmjes së djeshme të gjyqtarit në fjalë, ku ka ofenduar kryeministrinë në deytrë, Albin Kurti, përcjellë Gazeta Olle.

Pas postimit ofendues, gjyqtari kosovar ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, se profili i tij në rrjetet sociale është marrë nënkontroll nga persona të papërgjegjshëm.

Gjithashtu, ai ka kërkuar falje të gjithë personave të cilët janë ‘prekur’ nga ai postim.

Poashtu, Vata ka demantuar çdo lidhje me ndonjë parti politike, në bazë të shkrimit që ka posutar:

Por, gjyqtari kosovar, vetëm pak muaj më parë ka bërë fushatë politike, para zgjedhjeve të 6 tetorit.

Pasi ai ka publikuar fotografi që dëshmojnë afërsinë e gjyqtarit me Elmi Reçicen dhe Mustafë Graincen, zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, duke bërë thirrje që të votohen ata.