Nuk është zyrtare, por Angli – Kosovë mund të luhet në këtë stadium

Angli – Kosovë, mund të luhet në stadiumin St Marys në Southampton.

Kështu kanë raportuar mediat angleze, sipas të cilave nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë Anglia do të lunate në këtë stadium për herë të parë prej vitit 2002, raporton Gazeta Olle.

Angli – Kosovë, do të zhvillohet më 10 shtator, në kuadër të grupit A kualifikues për EURO 2020.

Më parë ishte raportuar se ndeshja në fjalë mund të luhet në stadiumin e Tottenham Hotspur, por duket se vendimi i fundit mund të jetë qyteti Southampton.
Stadiumi St. Marys ka kapacitet prej 30 mijë ulèsesh.