Nuk është “Muri Kinez”, por mbrojta e Hajvalisë

Mbrojtja e Hajvalisë është shndërruar në një “Muri Kinez”, për skuadrat kundërshtare.

Në nëntë ndeshjen e fundit (përshirë edhe takimin e Digitalb Kupës), mbrojtja e Hajvalisë e “patrulluar” nga portieri Petrit Tahiri, Alban Dragusha, Arbër Prekazi, Liridon Leci, Gëzim Gashi dhe Veton Shabani, e ka pësuar vetëm një gol.

‘Timonieri’ Ismet Munishi, mund të ndjehet krenar me mbrojtësit e tij të cilët po kalojnë formë të shkëlqyer.

Arbër Prekazi e zbulon sekretin për Gazetaolle.com. “Kemi funksionuar mjaft mirë si ekip. Mbrojtja e Hajvalisë përbëhet nga lojtarë të cilët kanë luajtur edhe në klube evropiane dhe është shumë lehtë që të luash përkrah tyre”, thotë mbrojtësi Arbër Prekazi.

Kujtojmë se edhe në kohën sa Prekazi dhe Dragusha kanë luajtur në Llamkos Kosova (FC Vushtrria), e kanë mbajtur epitetin e mbrojtës më të mirë në Superligë.

Para dy viteve ata me Vushtrrinë që aso kohe drejtohej nga Ismet Munishi, janë shpallur kampion.

Edhe gjashtë muaj para se të bashkoheshin te Hajvalia, Dragusha dhe Prekazi e kanë lënë Vushtrrinë në pozitën e tretë duke mahnitur në qendër të mbrojtjes. (Gazetaolle.com).