Nuk është finale e Kupës apo ndeshje barazhi, tifozët mbushin “Riza Lushtën” për Kosovën (FOTO)

Tribunat e stadiumit “Riza Lushta” nuk mbushen vetëm për ndeshje të finales së Kupës apo të barazhit.

Sot, tribuna qendërore është mbushur edhe për stërvitjen e Përfaqësueses së Kosovës.

Tifozët mitrovicas i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Trepçës ’89 për të përkrahur Përfaqësuesen, shkruan Gazeta Olle.

Olle sjell foto të rreth 1 mijë tifozëve të cilët ndodhen në stadium, për të parë nga afër lojtarët.

Kosova po stërvit sot në “Riza Lushta”, pas dy stërvitjeve në stadiumin e KEK-ut në Obiliq.

rizalushta rizalushtaa rizalushtaaaa