‘Nuk e duam Gundoganin’

Barcelona ka mohuar lajmin se ka caktuar një takim me përfaqësuesit e mesfushorit të Borussia Dortmundit, Ilkay Gundogan, për të negociuar transferimin e tij në Camp Nou.

Ilkay Gundogan nuk do të transferohet në Barcelonë.

Gjiganti katalan ka mohuar lajmin se ka caktuar një takim me përfaqësuesit e mesfushorit të Borussia Dortmundit, Ilkay Gundogan, për të negociuar transferimin e tij në Camp Nou.

Sipas mediave gjermane, futbollisti dëshiron të nënshkruajë në Camp Nou dhe tashmë ka caktuar një takim me drejtuesit e kampionit të Evropës.

Por, Barcelona ka mohuar lajmin për “El Mundo Deportivo”.