Nuk do trajnerin, futbollisti i kombetares shqiptare refuzon te luajë

Edgar Cani bashkë me pesë shokët e skuadrës në ekipin e Leeds United kanë vendosur të mos luajnë ditën e djeshme me skuadrën e tyre duke bërë sikur ishin të dëmtuar.

Lojtarët si Marko Silvestri, Xhuzepe Belushi, Dario Del Fabro dhe sulmuesët Antenuci dhe Cani ditën kur do të përlpilohej lista me lojtarët e grumbulluar kanë thënë se janë të dëmtuar dhe nuk mund të luanin.

Ndërkohë sipas lajmeve që qarkullojnë nga skuadra e Leeds United futbollistët janë stërvitur shumë mirë gjatë javës.

Duket sikur ka të bëjë me faktin se futbollistët dhe trajneri nuk kanë raport aspak të mirë me njëri-tjetrin dhe po presin largimin e tij.

Ndërkohë Cani nuk po gjen dot veten në këtë skuadër dhe është aktivizuar shumë pak.