Nuhiu: Ndaj Malit të Zi do të hyjmë për ta fituar takimin pasi është ndeshje finale

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu ka thënë se çdo ndeshje është e rëndësishme.

Ai është shprehur se verdhekaltrit do të hyjnë për ta fituar takimin ndaj Malit të Zi, derisa tha se ndeshja me Gjibraltarin duhet të shfrytëzohet si test.

“Dardanët” së pari do të përballen të enjten me Gjibraltarin, kurse të hënën do të kenë punë me Malin e Zi.

“Çdo ndeshje është shumë e rëndësishme si ishte me Bullgarinë, çekinë, pra edhe Mali i Zi është shumë e rëndësishme. Por para kësaj ndeshje është Gjibraltari ku duhet shfrytëzuar këtë test para ndeshjes për eliminatore. Do të hyjmë për ta fituar ndeshjen pasi është ndeshje finale dhe nuk bën të humbet”, ka deklaruar Nuhiu.