Nuhiu kritikon lojtarët: Humbëm pikë të rëndësishme, lojtarët duhet të kenë më shumë dëshirë për fitore

Drenica e ka ndalur Dritën në shtëpi duke luajtur 1-1.

Në “Bajram Aliu”, Gilberto (39’) kaloi mysafirët nga Gjilani në epërsi pas asistimit të Shabanit, shkruan Gazeta olle.

Kurse rezultatin e barazoi, zëvendësuesi Diar Prokshi (88’), për t’i dhënë një pikë të artë Drenicës në këtë takim.

Pas ndeshjes, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu deklaroi:

“Për të fituar ndeshjen duhet të japim më shumë, pas rezultatin në favor tonin humbëm disa raste, por na duhet më shumë dëshirë për fitore”, tha fillimisht Nuhiu për SSK.

“Drenica sot kërkoi golin e barazimit dhe në fund arriti të shpërblehet”.

“Pikët që lamë janë të rëndësishme por ka shumë lojë, tashmë e presim Ballkanin dhe do mundohemi të marrim pikët maksimale”, përfundoi Nuhiu./GazetaOlle