Nostalgji: 15 vjet nga trofeu i Kupës i fituar nga Besiana

A e keni harruar KF Besiana? Sigurisht se jo. Po të ishte ndonjë klub i Ligës së Dytë ndoshta nuk do të kujtohej, por është ish kampioni dhe fituesi i kupës i vitit 2002.

FB_IMG_1496440674869

Besiana, dikur krenaria e Llapit, prej vitesh nuk ekziston më.

Mirëpo, nostalgjia për këtë klub ka bërë që ish dashamirët e Besianës të postojnë foto me trofeun e kupës, pikërisht sot kur janë bërë 15 vjet.

Atëbotë, Besiana ishte njëra ndër klubet më të fuqishme financiarisht, duke pasur në radhët e veta ajkën e futbollit kosovar.

Pronar i klubit ishte biznesmeni, Ertan Xhihiq, kurse trajner, Bylbyl Sokoli.

kf_besiana