Norwich-Liverpool, sfida më e çmendur e vitit mbyllet kështu

Liverpool ka mposhtur Nowrichin 5:4, në një ndeshje me plot kthesa në rezultat. 

Roberto Firmino shënoi golin e epërsisë për Liverpoolin, por vendësit kthyen rezultatin duke shënuar plot tre herë, përmes Dieumerci Mbokanit, Steven Naismithit dhe Wesley Hoolahanit.

Megjithatë, skuadra e Jurgen Klopp e bëri rikthimin sensacional duke kaluar në epërsi 4:3, falë golave të Jordan Henderson, Roberto Firmino dhe James Milner.

U mendua që fund trillerit i dha Sebastien Bassong, duke barazuar rezultatin në 4:4.

Por, Adam Lallana vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 95-të, me golin e tij për 5:4.