Norrkoping në Kosovë me avantazh solid

Norrkopingu e mposhti FC Prishtinën me rezultat të thellë 5:0 të enjten mbrëma, duke e krijuar një kapital të madh për ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të Europa Leagues.

Trajneri Jens Gustafsson ka thënë se ky rezultat i jep komoditet të madh ekipit të tij për ndeshjen e kthimit, që do të luhet të enjten e ardhshme, në stadiumin “Adem Jashari”, në Mitrovicë, shkruan sot, gazeta Zeri.

“Ajo që e kishim folur edhe më parë ishte se kishim nevojë për një paraqitje të mirë dhe rezultat të mirë në ndeshjen e parë dhe këtë e kemi arritur. Për këtë jemi të kënaqur”, deklaroi trajneri suedez, i cili është befasuar me faktin se prishtinasit e nisën lojën me ofanzivë dhe në disa momente ishte ndier në siklet dhe me frikën se ekipi i tij mund të pësonte gol.

“Ata kishin disa lojtarë interesantë ofanzivë, të cilët na vunë në vështirësi. E kishin edhe sulmuesin Abdul Basit Khalid, i cili ishte inteligjent dhe i rrezikshëm. Kemi mundur të merrnim rezultat më të mirë, por edhe më të keq, duke e pasur parasysh se kemi lëshuar disa raste në pjesën e parë dhe disa të tjerë në të dytën”, nënvizoi ai.

Norrko1498741962

Megjithatë, trajnerin suedez e kënaq mjaftueshëm rezultati 5:0, që duket vështirë i mundshëm për t’u përmbysur nga klubi më i madh kosovar. “Sidoqoftë, ne kemi një rezultat të shkëlqyer, i cili do të na përcjellë në Kosovë, jemi mjaft të lumtur”, shtoi Gustafsson.

Tash, Norrkopingu do të fokusohet tek ndeshja e së dielës në kampionatin suedez – Allsvenskan, ku synon paraqitje pozitive ndaj Orebros. “Më pas do ta marrim rrugën drejt Kosovës, ku e dimë se do të jetë një eksperiencë që pak nga ne e kanë shijuar”, përfundoi Jens.

Plisat_Norrkoping

Holmberg: Duam të shkojmë tutje

Futbollisti i Norrkopingut, Karl Holmberg, ndihet i kënaqur me avantazhin që e ka krijuar ekipi suedez karshi atij kosovar pas lojës së parë. Ai beson se 13 herë kampioni i Suedisë do të kalojë në rrethin e dytë kualifikues të Europa Leagues.

“Kemi qenë të koncentruar dhe e kemi bërë një lojë të mirë. Tre gola i kemi shënuar shpejt, pasi ishim të koncentruar në aksione, në të cilat merrnin pjesë disa lojtarë. Ata bënë lojë ofanzive, sidomos në pjesën e parë, por ne e administruam mirë lojën”, theksoi fillimisht për mediet suedeze shënuesi i dyfishtë ndaj prishtinasve.

auto_Norrkoo1498038939

Sidoqoftë, ai shprehet mirë se gjërat do të shkojnë mirë edhe në Mitrovicë, ku do të luhet ndeshja e kthimit të enjten e ardhshme.

“Ndjenjat janë të mira. I marrim me vete detajet që i kemi bërë mirë në lojën e parë. Atje do të jetë një presion më i madh, por kemi mundësi të mira”, përfundoi Holmberg.

Portieri Michael Langer nuk kishte kushedi sa punë, edhe pse herë pas here prishtinasit rrezikonin, por tek porta tregoheshin të ngathtë.

prishtina-norrkoping