Nora po shkëlqen

Xhudistja kosovare Nora Gjakova ka shënuar 2 fitore në Kampionatin Botëror i cili po mbahet në Kazakstan. Në xhiron e parë Gjakova mposhti garuesen nga Zelanda e Re, Darcina Manuel ndërsa në xhiron e dytë

Nora ishte më e mirë se austriakja Tina Zeltner. Në rrethin e tretë të garave Nora Gjakova do të përballet me garuesen nga Mongolia, Sumiya Dorjsuren.

Nora është duke treguar formë mjaft të mirë në këtë Botëror, dhe është në rrugë të mirë që të fitoj medalje në këtë eveniment të madh të xhudos.