Nora Gjakova fiton medaljen e artë në Grand Prix të Tunizisë

Xhudoja nuk kthehet pa medalje të artë nga turneu Grand Prix, që po mbahet në Tunis të Tunizisë.

Nora Gjakova ka fituar të artën në kategorinë -57 kg.

Ajo në finale mposhti koreanen Yoeuyong Kwon.

Deri në finale Nora kishte fituar edhe tri luftëra tjera.

Kujtojmë që sot, Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë -52 kg.

Nesër garon Akil Gjakova në kategorinë deri 73 kg.

Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin e xhudistëve tanë, të cilët dëshmuan edhe sot se janë në rrugë të mirë për LO Tokyo 2020.