Nora e Distria në finale të Grand Prix Budapest 2019

Edhe Nora Gjakova është kualifikuar në finale të Grand Prixit të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Gjakova (-57 kg) mposhti në gjysmëfinale Miryam Roper të Panamasë. Në finale takohet me Rafaela Silva të Brazilit.

Në finale ndodhet edhe Distria Krasniqi (-48 kg), kurse Majlinda Kelmendi (-52 kg) lufton për medaljen e bronztë.

Blloku final zhvillohet prej orës 17:00.