“Nuk mund të më mbaj peng askush”

Ka ditë që flitet për një situatë të pakëndshme brenda klubit me renome të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkuj).

Flitej për mosmarrëveshje dhe për bojkot te disa hendbollistëve për ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor në Gjilan, kundër Dritës. Pakënaqësi dolën në sipërfaqe kur hendbollistët e klubit reagojnë përmes një komunikate dhe akuzojnë kryetarin Gëzim Kokollari, ky i fundit mohon të gjitha dhe sipas tij, iu ka dalë hakut secilit dhe i ka kryer obligimet gjithnjë sipas rregullores dhe marrëveshjes që ka pasur me hendbollistë qysh kur e ka marrë postin.

Kokollari deklaroi për gazetën “Bota sot” se janë dy-tre hendbollistë, që nuk dëshiron t’ia përmend emrat, sipas tij janë problematikë. Kokollari tha se këta dy-tre hendbollistë kanë shkaktuar probleme edhe me kryesitë e mëhershme dhe sipas tij, ose janë të ndikuar apo manipuluar nga dikush që aspak nuk ia do të mirën klubit me renome.

“Sepse prej që unë jam kryetar i klubit, asnjëherë për asnjë ditë të vetme nuk iu kam vonuar pagat, por organizimin për bojkot e kanë bërë 2 a 3 lojtarë, të cilën çdo vit kanë vepruar njëjtë edhe atëherë kur unë nuk kam qenë kryetar i klubit. Të njëjtin për të tretin vit me radhë po e kërkojnë pagën para ndeshjes dhe në vitin e kaluar ka ndodh e njëjta pikërisht. Këta persona e kanë marrë pagën para ndeshjes dhe nuk e kanë zhvilluar prapë ndeshjen. Por nuk ka asgjë për t’u brengosur sepse ne po punojmë në vazhdimësi dhe gjithsesi se jemi aty ku kemi pretenduar. Kastrioti është më i madh se emrat e përveçëm dhe gjithsesi që do të ketë freskime të reja edhe përkundër dëshirës time, sepse gjithmonë jam angazhuar që ta kemi brumin e lojtarëve vendorë. Asnjëherë dhe në asnjë mënyrë për asnjë çmim nuk mund të më mbaj peng askush as lojtarët. Gjithsesi që Kastrioti është subjekt qe ka marrëveshje me secilin lojtarë veç e veç dhe në çdo moment ka të drejte të vendos për ndërprerjen e marrëveshjes. Ne ende nuk kemi vendosur për këtë apo për veprimet e ardhshme, pas një takimi me kryesinë do ta marrim një vendim”, tha Kokollari.

Numri i një klubit tha se nuk është e vërtet që iu ka thënë lojtarëve se Komuna pak po ndihmon, por këto janë shpifje te dy-tre individëve, që i di opinioni ferizajas, se cilët janë problematikët e bojkotuesit dhe të manipuluar nga të tjerët. “E pash ata që paskan folur në emër timin që Komuna nuk po ndihmon, unë iu them që Komuna e Ferizajt është komuna që e ndihmon hendbollin më së shumti në Kosovë. Komuna po me ndihmon maksimalisht dhe po ashtu postin nuk e mbaj me zor por me qëllimin më të mirë mi ndihmuar këtij qyteti. Dhe gjithsesi që ne do të jemi në krye të tabelës”, tha Kokollari.

auto_13770475_1230488576996644_979970356765764335_n1482247279

 

loading...