Një vit nga ikja e Vokrrit, mëkat që nuk po e shijon Kosovën që ndërtoi: Legjendë, do të të kujtojmë përgjithmonë!

Sot bëhet një vit prej kur futbolli kosovar mori një prej lajmeve më të hidhura në ekzistencën e tij.

Më 9 qershor 2018, pushoi së rrahuri zemra e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, përcjellë Gazeta Olle.

Ai pësoi një sulm në zemër, duke ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare.

Ikja e hershme e Fadil Vokrrit ishte një goditje e madhe edhe për opinionin sportiv mbarëshqiptar dhe jo vetëm.

Derisa ai po i shikon nga lartë djemtë e Kombëtares së Kosovës, ata po ia shpërblejnë mundin shumë-vjeçar me paraqitjet e mrekullueshme në fushë, sidomos në stadiumin që mbanë pikërisht emrin e tij – “Fadil Vokrri”.

Sa keq që nuk je më në mesin tonë legjendë, por njerëzit e futbollit të Kosovës do të të kujtojnë gjithmonë. /Gazeta Olle/