Ndryshohet orari për sfidat e javës së 28, sfidat luhen në tri orare të ndryshme

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin e ndeshjeve të javës së 28 për Superligë.

Gjashtë ndeshjet do të ndahen në tri ditë, të premten, të shtunën dhe të dielën, përcjellë Gazeta Olle.

Interesant është fakti që sfidat nuk do të luhen në orar të njëjtë në asnjërën prej ditëve.

Ipko Superliga – Xhiro 28

E shtunë (ora 15:00)
Gjilani – Prishtina
Drenica – Llapi

E diel (ora 14:45)
Drita – Trepça ‘89
KEK-u – Feronikeli

E hënë (16:00)
Ferizaj – Flamurtari
Liria – Ballkani