Ndeshja Tottenham-Bournemouth futet në histori ende pa u zhvilluar

Ndeshja Tottenham-Bournemouth, e planifikuar për t’u luajtur të shtunën pasdite, në mitikun ‘Wembley”, ka hyrë në historinë e futbollit anglez, para se të luhet.

Pavarësisht golave apo rezultatit që do të prodhojë, kjo sfidë do të bëhet takimi me më shumë tifozë në stadium, në të gjithë historinë e Premiere League.

Në pritje të rikonstruktionit të impiantit ‘White Hart Lane’, Tottenham po i zhvillon ndeshjet e tij në ‘Wembley’, një stadium me kapacitet rreth 90 mijë vende.

Ndërsa deri pasditen e të premtes, raportohet se është kaluar shifra e 80 mijë biletave të shitura, për takimine të shtunës.

Rekordi aktual mbahej nga takimi i 2007-ës, mes Manchester United dhe Blackburn, me 76.098 tifozë.

Ndërkohë duke marrë parasysh se ‘Wembley’ është i vetmi stadium me kapacitet mbi 80 mijë vendësh, rekordi i takimit Tottenham-Blackburn pritet të qendrojë për një kohë të gjatë.