Njoftohet kthimi i Gerrardit në Evropë – por jo te Liverpooli

Humbja nga Colorado Rapids, ka qenë ndeshja e fundit për Steven Gerrard për La Galaxy në MLS.

Edhe pse raportohej se ish mesfushori i Liverpoolit do të pensionohet nga futbolli, sot mediet në Angli raportojnë të kundërtën.

Sipas atyre medieve, Steven Gerrard është rrugës për t’u rikthyer në futbollin evropian, përcjell lajmi.net.

Është skuadra skoceze, Celtic, që po shpreh interesim për 36 vjeçarin.

Këtu sigurisht që ka dorë edhe trajneri i Celtic, Brenda Rodgers, i cili ka punuar me Gerrardin derisa drejtonte Liverpoolin.