Njoftim për klubet e femrave nga FFK

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar gjitha klubet e Superligës së Femrave se janë të ogliguara që deri më datën 15 korrik të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në garat e edicionit të ri të garave.

Gjithashtu FFK njofton se Superliga e Kosovën në konkurencën e Femrave do filloj me 17 gusht.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Futbollit të Femrave në Federatën e Futbollit të Kosovës njofton të gjitha klubet e Superligës se janë të obliguara që deri më datë 15 korrik ta konfirmojnë pjesëmarrjen në garat e edicionit të ri me shkrim në selinë e FFK-së ose në mënyrë elektronike. Po ashtu, njoftohen klubet se kampionati i ri do të nisë më 17 gusht. Sivjet garat nisin më herët se në vitet e kaluara për shkak të ndeshjeve që do t’i ketë Kombëtarja e Kosovës (femrat) në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin evropian me sistem vajtje-ardhje.