Njoftim i rëndësishëm nga Intelektualët para derbit të Gjilanit!

Të dielën, në Gjilan do të zhvillohet derbi i madh lokal i këtij qyteti.

Për këtë takim, tashmë tifozëria Intelektualët kanë njoftuar për mbledhjen e tyre qysh në mëngjes të asaj dite, shkruan Gazeta Olle.

“Të dielën nga ora 9:00 e mëngjesit, mblidhemi te parkingu përballë Sohos, për t’u nisur nga aty në një kortezh masiv drejtë stadiumit të qytetit “Selami Osmani – Bezi”.

Ftohen të gjithë antarët e tifozërisë tonë Bardhë e Kaltër, të jenë prezent dhe të mos mungojnë në këtë marshim tonë drejt stadiumit, sepse nga aty nis spektakli dhe ligjërata e paraqitjes tonë të rradhës për Krenarinë e Qytetit, DRITËN.

Të gjithë të bashkuar edhe këtë herë, për një klub dhe dy ngjyra që do t’i dashurojmë dhe mbrojmë deri në vdekje.

HAPET ULTRAS UNIVERSITETI, MIRË SE VINI N’FERRIN TONË…”, shkruhet në njoftimin e Intelektualëve në rrjetet sociale.