Njihuni me yjet e rinj brazilianë, pasardhësit e Ronaldos dhe Neymarit

Anglia i dha botës futbollin, por Brazili është kombi i futbollit. Nga Pele të Ronaldinho e deri te super ylli Neymar Jr., janë disa nga figurat më ikonike në futboll.

Dhe dyshja e Santosit, Rodrygo Goes dhe Kaio Jorge, janë gati për të dalë në skenën magjike të futbollit botëror, madje që tani ata krahasohen me legjendën e futbollit brazilian, Luis Nazario Da Lima Ronaldo dhe superyllin e PSG, Neymar Jr, , shkruan ‘The Sun’, përcjell Gazeta Olle.

 Rodrygo is one of the top talents in Brazil

Rodrygo Goes 17-vjeçar, është një nga yjet klubit të Santosit. Ai është treguar lojtar vendimtar, luan si sulmues dhe mesfushor ofanziv i krahut të djathtë.

 Rodrygo is known for his speed and skill in possession

Ai shquhet për driblime dhe shpejtësi. Rodrygo Goes është krahasuar me legjendën Luis Nazario Da Lima Ronaldo.

Kaio Jorge 16-vjeçar, është një sulmues vrasës dhe për nga stili i lojës dhe shkathtësia është krahasuar me superyllin e PSG-së, Neymar Jr.

 Kaio Jorge is only 16, but already being talked of as a future star

Të dy këta lojtarë janë nën kontratë me klubin e Santosit me kontrata afatgjata dhe çdo klub që dëshiron të nënshkruajë me ta, duhet të paguajë mjaft shumë! /Gazeta Olle/

 The Brazilian youngster could go on to huge things in the next couple of years