Njihuni me Mercedesin e ri të futbollistit të Kosovës, Florent Hadërgjonaj

Florent Hadërgjonaj i është bashkuar Huddersfield Townit në përgatitjet para fillimit të edicionit të ri.

Ndonëse ende nuk dihet nëse mbrojtësi nga Deqani do ta vazhdojë karrierën në Huddersfield, ai po stërvitet me skuadrën këtë verë, shkruan Zëri.info.

Gjatë këtyre përgatitjeve, futbollisti i Kosovës e ka ‘shpërblyer’ edhe veten me një veturë tejet luksoze.

Image

Në rrjetet sociale, Hadërgjonaj ka bërë të ditur se ka blerë një veturë të re të tipit Mercedes.

Ndryshe, në ndeshjen e muajit qershor kundër Bullgarisë në eliminatoret e “Euro 2020”, Hadërgjonaj debutoi për Kosovën.

Ai pritet të jetë pjesë kyçe e skuadrës së Bernard Challandes edhe në ndeshjet e mëtejshme.

Image