Njihuni me menaxherin e parë shqiptar në NBA

Luan Kadriu është menaxheri i parë shqiptar që ka arritur të marrë liçensen me të drejta të plota për transferimin e basketbollistëve nga Europa në NBA dhe anasjelltas.

Kadriu posedon gjithashtu liçensen e FIFA-s ku merret me transferimin e futbollistëve. Në karrierën e tij si menaxher ka realizuar transferta me lojtarë të famshëm në futboll dhe në Kombëtaren Shqiptare.