Njihuni me Kombëtaren e Kosovës të vitit 1997, pjesë e saj ishin edhe Besnik Hasi e Kujtim Shala

Kombëtarja e Kosovës në futboll daton prej viteve të 90-ta.

Gazetari i mirënjohur, Gani Kosumi, ka nxjerrë nga arkivi i tij disa foto të Kosovës së vitit 1997.

23 vjet më parë, Kombëtarja jonë po merrte pjesë në një turne të organizuar nga Kosova e Dyseldorfit të Gjermanisë.

Në foto shihen shumë shumë yje, ndër ta edhe Besnik Hasi Kujtim Shala, shkruan Gazeta Olle.

Të tjerët në foto janë: Ahmet Beselica, Besnik Kollari, Afrim Tovërlani, Fadil Berisha, Baki Bulliqi, Jeton Qubreli, Selajdin Jerliu, Luan Tabaku etj.

“Përfaqësesja e Kosovës në futboll, në kohërat pak më të vështira. Vendi i parë në Turneun Ndërkombëtar “FC Kosova-Dussseldorf 97″, dhjetor 1997. Merita më të mëdha për pjesëmarrjen në këtë turne e kishte veprimtari dhe mërgimtari ynë nga Ferizaj, që jeton dhe vepron në Gjermani,Bujar Neziri”, ka shkruar Gani Kosumi.

E veçanta e fotove është se Kosova atëbotë kishte fanella kuqezi.
Trajnerë ishin Bylbyl Sokoli e Genc Hoxha.