Njihuni me Ismetin e Milanit

Një shqiptar te Milani. Ismet Sinani po shkëlqen në fanellën e të rinjve të gjigantit italian.

Futbollisti i ri nga Kosova ka shënuar gol fundjavën që shkoi në ndeshjen e zhvilluar në udhëtim ndaj Bolognas.

Sulmuesi i ri është pjesë e “Rossoneri” nga viti 2016, ndërsa sivjet po luan për ekipin Primavera, që udhëhiqet nga trajneri Gennaro Gatusso, shkruan sot gazeta Zëri.

“Jam munduar t’ia jap një ndihmë skuadrës dhe jam i lumtur për golin e parë sezonal”, ka thënë Sinani për “Sportitalia”.

Sinani1

Sinani2