Njeriu që u përkujdes për finalen e madhe ka një dedikim të veçantë

Mërgim Pefqeli është arsyeja që titulli i kampionit do të vendoset në ndeshjen e fundit.

Prishtina pret liderin Drita, ku vetëm fitorja me dy gola epërsi e shpallë kampion.

Pefqeli shënoi golin heroik në minutën e katërt shtesënë fitoren 1:0 të Prishtinës ndaj Lirisë në Prizren.

“Falënderoj skuadrën që ma dha këtë mundësi të luaj sot. I falënderoj Plisat që ishin të jashtëzakonshëm të cilët na besuan deri në fund të ndeshjes. Falënderoj më së shumti Allahun për babin tim – goli ishte vetëm për të dhe do të vazhdojmë për titull deri në fund.  Gjasat janë të barabarta, megjithatë më vështirë e kemi ne se duhet fituar me dy gola diferencë, por deri në fund nuk dihet asgjë”, ka thënë Pefqeli për prishtinafc.com.