Njeriu i dytë i volejbollit viziton Kosovën

Zv. Presidenti i Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV), Özkan Mutlugil, do ta vizitojë Kosovën për herë të parë.

Ai do të qëndrojë në një vizitë dy ditore në Prishtinë, thuhet në njoftimin e FVK-së.

I dyti i volejbollit evropian, i cili njëherit është njeriu i parë i thesarit në CEV, pritet të arrijë në Kosovë në mbrëmjen e 14 Shkurtit.

Më 15 shkurt ai do të jetë në ceremoninë e Laureatëve të volejbollit kosovar dhe në të njëjtën kohë do të marrë pjesë në ndeshjen mes Kombëtareve A të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ardhja e njeriut të dytë të volejbollit evropian, tregon edhe njëherë mbështetjen e parezervë që CEV e ka për anëtarin e saj të 56-të, Kosovën.