Njëri prej lojtarëve më të mirë të 89-shit mbetet pa kontratë

Argjend Mustafa nuk është më lojtar i Trepçës ’89.

Mesfushori therandas që në dy vitet e fundit ishte pjesë e kësaj skuadra ka mbetur pa kontratë.

Për lojtarin ka shumë kërkesa si brenda Kosovës ashtu edhe nga Shqipëria.

Burime afër lojtarit bëjnë me dije për Gazetaolle.com se Mustafa do tu jap përparësi ofertave nga jashtë.

Mustafa është një nga mesfushorët më të mirë në vitet e fundit në futbollin e Kosovës. /olle/